RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, nuk ka të lënduar

perfshihen-nga-zjarri-disa-lokale-ne-prizren,-nuk-ka-te-lenduar

Disa lokale të një qendre tregtare janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes, në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se zjarri është arritur të vihet nën kontroll falë intervenimit të shpejtë të njësive policore dhe zjarrfikësve në vendin e ngjarjes.

Sipas Bytyqit, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 19 dhjetor 2025, pas orës 23:00, është raportuar një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendrës tregtare të njohur si ‘Te Shtrumfat’, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Bytyqi.

Related posts

Përmbytjet në Greqi, rritet në 12 numri i viktimave

admin

Rusia: Zmbrapsëm një përpjeke për sulm me dron të armatosur në Moskë

Muhamet Ramadani

Kina shpreh shqetësim “serioz” për aktin industrial të BE-së, zotohet të mbrojë të drejtat “legjitime”

admin