RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Zmbrapsëm një përpjeke për sulm me dron të armatosur në Moskë

rusia:-zmbrapsem-nje-perpjeke-per-sulm-me-dron-te-armatosur-ne-moske

Sistemi rus i mbrojtjes ajrore rrëzoi dy dronë të armatosur që ishin në drejtim të kryeqytetit, njoftoi të martën kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në rrjetin Telegram, Sobyanin tha se një nga dronët u shkatërrua në afërsi të autostradës Minskoye dhe tjetri në zonën e Domodedovo. Ai vuri në dukje se nuk pati të lënduar nga mbetjet e dronit dhe se autoritetet po punonin në vendin e ngjarjes.

Autoritetet ruse raportuan se Ukraina kreu sulme me dron ndaj Moskës më 24, 28 dhe 30 korrik dhe 1 dhe 6 gusht dhe nuk pati viktima apo të plagosur.

Numri i sulmeve me dron në territorin rus është rritur në mënyrë dramatike muajt e fundit. Megjithatë, javët e fundit, vërehet përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i anijeve pa pilot.

Megjithëse, Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha javën e kaluar se sulmet në territorin rus janë një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”.

Related posts

Ukraina do të pranojë pajisje të reja të mbrojtjes ajrore nga aleatët perëndimorë

Muhamet Ramadani

Udhëheqësi autoritar Lukashenko nënshkruan dekretin, fal 30 persona të dënuar

admin

Kryeparlamentari Peleshi vazhdon vizitën në Itali: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së

RTI