RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje ndaj një të mituri në Prishtinë

arrestohen-tre-persona-per-tentim-vrasje-ndaj-nje-te-mituri-ne-prishtine

Tre persona, prej të cilëve njëri i mitur, janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një të mitur tjetër në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Agim Ramadani”.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën, po ashtu të mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

Related posts

Ndahet nga jeta nobelisti i fizikës François Englert, një nga “baballarët” e bozonit Higgs

admin

“Kosova e di rrugën dhe çmimin drejt…”/ Vjosa Osmani intervistë për BBC: Anëtarësimi në Bordin e Paqes, hap historik!

admin

Kompania serbe, MTS, rrezikon t’i konfiskohet një pjesë e përfitimeve në Kosovë

Muhamet Ramadani