RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump thotë se është arritur kornizë për Grenlandën dhe rajonin e Arktikut; pezullohen tarifat

trump-thote-se-eshte-arritur-kornize-per-grenlanden-dhe-rajonin-e-arktikut;-pezullohen-tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se është krijuar një kornizë për një marrëveshje që lidhet me Grenlandën dhe rajonin më të gjerë të Arktikut, pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Davos të Zvicrës, transmeton Anadolu.

“Bazuar në një takim shumë produktiv që pata me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, me gjithë Rajonin e Arktikut”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se diskutimet shtesë janë duke vazhduar.

“Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do t’i vendos tarifat që ishte planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt”, shtoi ai, duke iu referuar masave që ai i shpalli më parë ndaj tetë vendeve evropiane për shkak të mospajtimit rreth çështjes së Grenlandës.

Ai tha se negociatat do të drejtohen nga nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff dhe “persona të tjerë të ndryshëm”.

Related posts

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Turqisë si dhe shefi i inteligjencës vizitë pune në Siri

Muhamet Ramadani

“A ke frikë nga një pushtim tokësor i SHBA-së?” – Ministri iranian përgjigjet: Jo, po i presim

Irfan Jahiu

OKB: Rreth 60 për qind e të vrarëve në luftën e Gazës janë gra dhe fëmijë

admin