RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

osmani:-kosova-ecen-perpara-duke-fituar-miq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se përveç aktit të njohjes së Kosovës nga Bahamas, të premten në Nassau, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve mike që mbështesin vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.

Ajo ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

“Kosova ecën përpara duke fituar miq”, ka shkruar Osmani.

Related posts

Irani godet “sisteme amerikane të radarëve dhe mbrojtjes ajrore” në Kuvajt dhe Bahrein

Hevzi

Kurti: Për herë të parë kemi unifikim të pagës në sistemin publik

admin

Erdogan: Energjia e rinovueshme e Turqisë arrin 62 për qind të kapacitetit të instaluar

admin