RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore amerikane ndaj objektivave të DEASH-it në Siri

jordania-konfirmon-pjesemarrjen-ne-sulmet-ajrore-amerikane-ndaj-objektivave-te-deash-it-ne-siri

Jordania konfirmoi sot se ka marrë pjesë në sulmet ajrore të SHBA-së që shënjestruan pozicionet e grupit terrorist DEASH në jug të Sirisë, duke thënë se operacioni synonte të parandalonte ekstremistët nga rivendosja e një baze që mund të kërcënonte sigurinë rajonale, trasnetmon Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria jordaneze tha se avionë të Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë kryen sulme ajrore precize herët të premten kundër disa objektivave që i përkisnin grupit terrorist në jug të Sirisë.

Ushtria tha se sulmet u kryen në bashkëpunim me SHBA-në, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it.

SHBA-ja kreu një operacion ushtarak në Siri në hakmarrje për sulmin vdekjeprurës të 13 dhjetorit ndaj forcave amerikane pranë qytetit qendror sirian Palmyra.

Vendndodhja e saktë, numri i viktimave apo detaje të tjera operative të goditjes amerikane nuk janë bërë publike.

Siria ka deklaruar se do të vazhdojë të intensifikojë operacionet ushtarake kundër DEASH-it në të gjitha zonat ku grupi përbën kërcënim, duke rikonfirmuar angazhimin e saj për të luftuar grupin terrorist dhe për të parandaluar përdorimin e territorit të saj si strehë e sigurt për terroristët.

Related posts

Sulmi me dronë godet centralin bërthamor, Emiratet e Bashkuara Arabe paralajmërojnë përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme

admin

Ish-shefi i inteligjencës ushtarake të Venezuelës mund të dëshmojë kundër Maduros

RTI

Sindikata e Policisë takohet me Sveçlën

admin