RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 9 të vrarë në një sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut

te-pakten-9-te-vrare-ne-nje-sulm-me-arme-zjarri-ne-afriken-e-jugut

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në lagjen Bekkersdal, në perëndim të Johanesburgut, njoftoi policia e Afrikës së Jugut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në një tavernë të licencuar, ku sipas autoriteteve rreth 12 persona të panjohur, të ardhur me një furgon të bardhë dhe një makinë ngjyrë argjendi, hapën zjarr ndaj klientëve dhe më pas vazhduan të qëllonin edhe jashtë, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur një operacion kërkimi për kapjen e autorëve, ndërsa ekipet e hetimit dhe të menaxhimit të skenës së krimit ndodhen në terren. Disa media raportojnë se numri i viktimave mund të jetë 10, por motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. /mesazhi

Related posts

U dënua për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë, Apeli ia ul dënimin Goran Stanishiqit nga 20 në 15 vjet burgim

admin

6 vendet europiane që Rusia u ka ndaluar furnizimin me gaz

admin

Çekia lehtëson kontrollet kufitare për emigrantët e parregullt

admin