RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zyrtarja e lartë amerikane arrin në Kosovë, do të zhvillojë takime të rëndësishme

zyrtarja-e-larte-amerikane-arrin-ne-kosove,-do-te-zhvilloje-takime-te-rendesishme

Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se sapo i ka uruar mirëseardhje zyrtares së lartë të Qeverisë Amerikane.

Hovenier ka thënë se Allen do të takohet me rininë, liderët dhe përfaqësues të institucioneve.

Alen para ardhjes në Kosovë ka qëndruar në Serbi ku edhe ka takuar krerët e shtetit serb.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur në Kosovë Nënsekretaren për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen. Ajo do të vizitojë dhe do të takohet me të rinjtë, liderët dhe institucionet kosovare. Na ndiqni për më shumë!”, ka shkruar Hovenier.

Related posts

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

admin

Libi: Të paktën 891 ndërtesa janë shkatërruar në qytetin Derna

Muhamet Ramadani

Presidenti brazilian takohet me Xi Jinping, fokusi lufta në Ukrainë

admin