RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Realizohet testimi i mbrojtjes me njësitë dron dhe antidron

realizohet-testimi-i-mbrojtjes-me-njesite-dron-dhe-antidron

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, ku është realizuar testimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, përmes njësive dron dhe antidron.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të sigurisë, duke rikujtuar se para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore. Kjo drejtori përfshin njësitë dron dhe antidron.

“Para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, kemi themeluar Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç.Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Zelensky plan për arritjen e një paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë? Reagon Kremlini

admin

Raportet për su’lmet iz’raelite që godasin spitalet e Libanit janë ‘shqetësuese’ thonë nga Mbretëria e Bashkuar

Muhamet Ramadani

“Është vetëm çështje kohe”- Një luftë Iran-Izrael mund ta çojë rajonin në pikën më të rrezikshme! Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, vështirë se mund të frenohet

admin