RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

dy-shqiptare-te-maqedonise-se-veriut-vdesin-ne-nje-aksident-ne-serbi

Dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit.

Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë.

Sipas raportimeve, në automjet ndodhej edhe një person tjetër, pasagjer, i cili mbijetoi përplasjen, por pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua urgjent në spital për trajtim mjekësor.

Related posts

Parlamenti izraelit miraton ligjin që themelon gjykatën ushtarake për anëtarët e “forcës elitare” të Hamasit

Muhamet Ramadani

Në Finlandë sot po mbahen zgjedhjet parlamentare

admin

Pakistan, inaugurohet qyteti tendë “Recep Tayyip Erdoğan” i ngritur për të prekurit nga përmbytjet – VIDEO

admin