RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dogana sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

dogana-sekuestron-380-fisheke-ne-nje-lokal-ne-prishtine

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një kontroll operativ në një lokal afarist në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie.

Njoftimi:

Sekuestrohen 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Prishtinë, 23 dhjetor 2025 – Sot, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim dhe hetim të mëtejmë, në përputhje me procedurat ligjore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që cenon sigurinë publike dhe rendin ligjor.

Related posts

Për herë të parë ndër shekuj, kisha e Kievit mban meshën e Krishtlindjes Ortodokse në gjuhën ukrainase

admin

Kurti: Po bëjmë çdo gjë për lirimin e tre policëve tanë të kidnapuar

admin

BE: Polonia, mbështetësja kryesore e refugjatëve ukrainas

admin