RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestimi i Nagip Krasniqit, për nesër kërkohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

arrestimi-i-nagip-krasniqit,-per-neser-kerkohet-seance-e-jashtezakonshme-e-kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri njofton se ka dorëzuar kërkesën që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Siç thotë Tahiri, do të kërkojnë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, shkruan ai.

Related posts

UNODC: Krizat ndryshojnë modelet e trafikimit

admin

Izraeli sërish kryen sulme ajrore në Liban

admin

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen IPA-2022 në vlerë mbi 62 milionë euro

admin