RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti algjerian miraton ligjin që kriminalizon kolonializmin francez

parlamenti-algjerian-miraton-ligjin-qe-kriminalizon-kolonializmin-francez

Parlamenti algjerian votoi të mërkurën unanimisht një ligj që kriminalizon periudhën e kolonializmit francez në Algjeri nga viti 1830 deri më 1962, raporton Anadolu.

Votimi u zhvillua gjatë një seance publike të Asamblesë Popullore Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit, dhe u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror.

Ligji do t’i dërgohet më pas për miratim Këshillit të Kombit, dhomës së lartë, dhe pas publikimit në Fletoren Zyrtare do të hyjë në fuqi.

Kjo është hera e parë që parlamenti algjerian miraton publikisht një ligj që e shpall kolonializmin francez krim, një periudhë që zgjati mbi 130 vjet.

Ky hap vjen në një periudhë tensionesh të mëdha në marrëdhëniet midis Algjerisë dhe Francës, të përkeqësuara pasi Parisi njohu planin e autonomisë të Marokut për zgjidhjen e çështjes së Saharasë Perëndimore.

Algjeria mbështet të drejtën e popullit “Saharavi” për vetëvendosje dhe përkrah Frontin Polisario, i cili kundërshton planin e autonomisë të propozuar nga Maroku.

Related posts

Historike! Parlamenti Evropian i jep ‘dritën jeshile’ paktit për Migracionin dhe Azilin. Çfarë përfshin paketa

admin

Zelenskyy: Nuk do të ketë pauzë në fushën e betejës

Muhamet Ramadani

Shtatë ekipe zjarrfikëse në vendngjarje, asnjë banorë i lënduar në zonën ku u rrëzua avioni! Gjithçka duhet të dini për aksidentin tragjik ajror me 62 viktima

admin