RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti algjerian miraton ligjin që kriminalizon kolonializmin francez

parlamenti-algjerian-miraton-ligjin-qe-kriminalizon-kolonializmin-francez

Parlamenti algjerian votoi të mërkurën unanimisht një ligj që kriminalizon periudhën e kolonializmit francez në Algjeri nga viti 1830 deri më 1962, raporton Anadolu.

Votimi u zhvillua gjatë një seance publike të Asamblesë Popullore Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit, dhe u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror.

Ligji do t’i dërgohet më pas për miratim Këshillit të Kombit, dhomës së lartë, dhe pas publikimit në Fletoren Zyrtare do të hyjë në fuqi.

Kjo është hera e parë që parlamenti algjerian miraton publikisht një ligj që e shpall kolonializmin francez krim, një periudhë që zgjati mbi 130 vjet.

Ky hap vjen në një periudhë tensionesh të mëdha në marrëdhëniet midis Algjerisë dhe Francës, të përkeqësuara pasi Parisi njohu planin e autonomisë të Marokut për zgjidhjen e çështjes së Saharasë Perëndimore.

Algjeria mbështet të drejtën e popullit “Saharavi” për vetëvendosje dhe përkrah Frontin Polisario, i cili kundërshton planin e autonomisë të propozuar nga Maroku.

Related posts

Vrasja e liderit të Hamasit/ New York Times: Lideri suprem i Iranit urdhëron sulm të menjëhershëm ndaj Izraelit

admin

Besimtarët muslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa

admin

“E kam ditur që të dy kanë vdekur”, dëshmitari rrëfen për vrasjen e vëllait dhe mësuesit nga paramilitarët serbë

admin