RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në Fushë-Kosovë, humb jetën një këmbësor

aksident-me-fatalitet-ne-fushe-kosove,-humb-jeten-nje-kembesor

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë-Kosovë, të enjten mbrëma.

Sipas raportit të policisë, një këmbësor mashkull kosovar është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Viktima është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në spital.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është liruar familjarëve. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related posts

Detaje/ Gjenden katër granata në Kërpimeh të Podujevës, policia evakuon disa banorë

admin

As ndryshim regjimi, as demokraci: ç’dreqin po katranosin SHBA-të në Iran?

Hevzi

Sulmet ndaj gazetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor në rritje

admin