RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti kërkon kohë shtesë, ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit

kurti-kerkon-kohe-shtese,-nderpritet-seanca-konstituive-e-kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për të vazhduar konsultimet me subjektet parlamentare në përpjekje për arritjen e një dakordimi rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit.

Duke iu drejtuar deputetëve, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët i falënderoi për gatishmërinë për dialog.

Ai shtoi se partia e tij mbetet e hapur edhe për bisedime me PDK-në dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndonëse, sipas tij, këto dy subjekte deri më tani kanë refuzuar një proces të tillë.

Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentit kërkon një konsensus sa më të gjerë politik, duke e cilësuar këtë si një detyrim kushtetues dhe një hap të domosdoshëm për stabilitetin institucional.

Ai theksoi se vendi nuk duhet të përballet sërish me një bllokadë politike që do të çonte në shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Konstituimi i institucioneve nuk duhet të përfundojë edhe kësaj radhe me shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja, të cilat do të ishin të panevojshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit. Për këtë arsye kërkojmë më shumë kohë, në mënyrë që t’u japim mundësi përpjekjeve për një marrëveshje rreth presidentit apo presidentes së re”, deklaroi Kurti.

Pas kërkesës së tij, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e seancës konstituive, ndërsa nuk u bë e ditur se kur do të vazhdojë ajo.

Related posts

Iz’raeli bo’mbardon Ga’zën dhe shkollën ku strehohen të zhvendosurit

admin

BE-ja e zhgënjyer me mbylljen pa koordinim të strukturave paralele në veriun e Kosovës

admin

Prishtinë, arrestohen pesë persona, u zunë duke prerë dru në mal

Muhamet Ramadani