RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi një mijë mërgimtarë votuan në 25 përfaqësi diplomatike deri në orën 09:00

mbi-nje-mije-mergimtare-votuan-ne-25-perfaqesi-diplomatike-deri-ne-oren-09:00

Në ora 05:00 me kohën lokale të Kosovës ka nisur votimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.

Ndërkohë, nga ora 07:00 votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën për media ka treguar se në 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit, deri në orën 09:00 nga 19 mijë e 187 votues, kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre.

“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit që janë nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri në ora 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 8.64 për qind, apo një mijë e 659 prej tyre”, tregoi Elezi.

Ai ka treguar se në përgjithësi janë 29 përfaqësi diplomatike.

“Numri i përgjithshëm i shtetaseve të Kosovës për të votuar në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës është 19 mijë e 187 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme pasi në listën votuese që janë dërguar në këto përfaqësi janë vetëm emrat e shtetase që kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit”, tregoi ai.

Elezi ka sqaruar edhe fillimin e procesit në përfaqësitë diplomatike:

“Procesi i votimit në ora 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Ndërsa në ora 07:00 po ashtu sipas kohës lokale në Kosovë votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike që ndodhen në Evropë”, deklaroi Elezi.

Related posts

SHBA-ja do ta zvogëlojë me 10 për qind kapacitetin në 40 aeroporte

RTI

Serbia nuk ndalet, arreston një person të dyshuar për krime lufte ndaj ushtarëve serbë

admin

Presidenti Erdogan mirëpret në Ankara homologun e tij nga Uzbekistani

RTI