RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti ukrainas Zelenskyy falënderon Edi Ramën për reagimin ndaj Rusisë në KS të OKB-së

presidenti-ukrainas-zelenskyy-falenderon-edi-ramen-per-reagimin-ndaj-rusise-ne-ks-te-okb-se

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka reaguar Rusisë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të kryesuar nga ai, ku përfaqësuesi rus e ka quajtur shkelje faktin që presidenti ukrainas ka marrë fjalën përpara anëtarëve të Këshillit, transmeton Anadolu.

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka drejtuar sesionin me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Debati i nivelit të lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të KS-OKB-së, si dhe zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Gjatë takimit, i pari u adresua Zelenskyy, me çka Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë, Vasily Nebenzya, e quajti shkelje faktin që presidenti ukrainas foli para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkaq, kryeministri Rama, në përgjigje ndaj pretendimit të përfaqësuesit rus, tha: “Për atë që përsëritët disa herë që shkelja këtu ka të bëjë me atë që fjalimi i presidentit Zelenskyy ishte para anëtarëve të Këshillit, ka një zgjidhje për këtë nëse pajtoheni: Ndaleni luftën dhe presidenti Zelenskyy nuk do të marrë fjalën”.

Pas këtij reagimi, presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, falënderoi Ramën nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.

“I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si duhet trajtuar Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, ka shkruar Zelenskyy.

Related posts

Bislimi ia nënvizon Lajçakut se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet pa vonesa

RTI

Ish-paramilitari serb dëshmon në gjyqin për masakrat e luftës në Kosovë

admin

Gjermani, radhë të gjata për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Turqi

rezart morina