RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi, vazhdojnë kërkimet për 21 persona të zhdukur pas fundosjes së varkave, përfshirë 4 turistë spanjollë

indonezi,-vazhdojne-kerkimet-per-21-persona-te-zhdukur-pas-fundosjes-se-varkave,-perfshire-4-turiste-spanjolle

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Indonezi kanë vazhduar sot përpjekjet për të gjetur 21 persona të zhdukur pas dy incidenteve të ndara me varka në Papua dhe Nusa Tenggara Lindore, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Të mërkurën mbrëma, një varkë e shpejtë që transportonte 21 pasagjerë u përmbys për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta në rajonin Ishujt Yapen të provincës Papua, teksa ishte në lëvizje nga qyteti Serui drejt Waindus, raportoi KompasTV.

Tre pasagjerë janë shpëtuar, një viktimë është gjetur e vdekur të shtunën pasdite, ndërsa 17 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Ndërkohë, në një incident tjetër në Nusa Tenggara Lindore, katër turistë spanjollë mbeten të zhdukur pasi një varkë turistike u mbyt pranë Ishullit Padar në zonën e Parkut Kombëtar Komodo të premten mbrëma, sipas “Jakarta Globe”.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po i vazhdojnë përpjekjet edhe sot për të gjetur personat e zhdukur në të dy incidentet.

Related posts

Imazhet satelitore tregojnë mbi 1.500 ndërtesa të shkatërruara nga Izraeli në Gaza që nga armëpushimi

RTI

Trump paralajmëron “agim të ri për Kubën” pas “70 vitesh pritjeje”

admin

Mesazhe solidariteti për Spanjën nga vendet e rajonit pas aksidentit hekurudhor

RTI