RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillon protesta e serbëve në Shtërpcë

fillon-protesta-e-serbeve-ne-shterpce

Ka nisur protesta e serbëve lokalë në Shtërpcë, e cila po mbahet para Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.

Protesta u paralajmërua dje nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, pas plagosjes së dy të rinjve serbë në këtë komunë.

Policia e Kosovës njoftoi se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, do të jëtë e mbyllur për qarkullim deri në përfundimin e protestës së paralajmëruar, që nisi në ora 12:00.

Më 6 janar Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës.

Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt, shkruan REL.

Lidhur me rastin PK ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare.

Sot, avokati i tij, Naim Ferati, ka thënë se klienti i tij kishte qenë duke udhëtuar për në Brezovicë, kur vetura e tij ishte rrethuar nga një turmë e njerëzve që po festonin. Ai thotë se vetura e tij u sulmua me mjete të forta, dhe në tentim për të shmangur sulmin “ai kishte shkrepur me armë në tokë dhe në ajër”.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha dje se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës” dhe se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

Të dielën u mbajt seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj ushtarit të FSK-së, i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinjtë serbë.

Seanca është mbajtur e mbyllur për media, ndërsa trupi gjykues ka thënë se për caktimin e masës do të njoftohen mediat përmes komunikatës, pas shqyrtimit të deklaratave.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për A.K.

Related posts

Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran

admin

Sllovaki – Zgjidhet qeveria teknokratike nën udhëheqjen e Ódor

rezart morina

“Zoti parandaloi të paimagjinueshmen”- Trump reagon sërish pas atentatit: Nuk kemi frikë! Duhet të qëndrojmë të bashkuar

admin