RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përplasje të përgjakshme gjatë protestave në Siri, tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

perplasje-te-pergjakshme-gjate-protestave-ne-siri,-tre-te-vrare-dhe-dhjetera-te-plagosur

Të paktën tre persona janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur gjatë protestave që shpërthyen në Siri, ku qindra qytetarë dolën në rrugë në zona bregdetare dhe në pjesët qendrore të vendit.

Protestat u zhvilluan dy ditë pas një sulmi me bombë në një xhami në qytetin Homs, ku humbën jetën tetë persona. Thirrjen për demonstrata e bëri Ghazal Ghazal, kreu i Këshillit të Lartë Islamik Alavit në Siri dhe jashtë saj.

Gjatë protestave kundër qeverisë, të shoqëruara me prani të madhe të forcave të sigurisë, u dëgjuan thirrje që kërkonin një sistem federal të qeverisjes.

Siria ka përjetuar disa valë përplasjesh sektare që nga rrëzimi i ish-presidentit Bashar al-Assad në një ofensivë të rebelëve në dhjetor 2024, çka i dha fund gati 14 viteve luftë në vend. /mesazhi

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Papa Françesku u kërkon katolikëve të zgjedhin të keqen më të vogël mes Trump dhe Harris

admin

Giorgia Meloni nga Pekini: Kina, rol thelbësor për stabilitetin dhe paqen

admin

Mbahet Forumi Ekonomik në Prishtinë, marrin pjesë mbi 50 biznese nga Arabia Saudite

Muhamet Ramadani