RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: Do të mbrojmë të vërtetën historike, lufta jonë nuk ishte agresion

haxhiu:-do-te-mbrojme-te-verteten-historike,-lufta-jone-nuk-ishte-agresion

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Gjykata Speciale anashkalon rrethanat e luftës çlirimtare.

Ajo në fjalimin e saj ka thënë se Kosova do të kundërshtojë çdo përpjekje për shtrembërim të luftës çlirimtare.

“Lufta jonë nuk ishte agresion, por rezistencë ndaj okupimit dhe shtypjes, ndaj gjenocidit dhe spastrimit etnik. Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën historike, vlerën dhe dinjitetin e luftë për liri dhe parimet themelore të drejtësisë, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta deformuar atë”, tha Haxhiu.

Haxhiu në fjalimin e saj në seancën solemne të Kuvendit në 18-vjetorin e Pavarësisë, ka thënë se Kosova po konsolidohet si shtet.

“Republika jonë u krijua me sakrificë dhe mbahet gjallë më përkushtim të përditshëm”,u shpreh ajo.

Related posts

Kryetari i sapozgjedhur i Nju-Jorkut, Mamdani, do të bëjë betimin mbi Kuran

admin

“Putini, gati për një operacion ushtarak në një vend të NATO-s”- Paralajmërimi i kreut të kundërzbulimit në Poloni: Rusia mund të hyjë në këto dy shtete

admin

Edhe SHBA zhuritet nga i nxehti, 51 gradë Celsius në Death Valley

Muhamet Ramadani