RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet urgjentisht për njohjen e Somalilandit nga Izraeli

keshilli-i-sigurimit-i-okb-se-mblidhet-urgjentisht-per-njohjen-e-somalilandit-nga-izraeli

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillojë një mbledhje urgjente pas vendimit të Izraelit për të njohur Somalilandin, një veprim që ka shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian iu bashkua valës së dënimeve, duke shprehur shqetësim se ky hap rrezikon stabilitetin rajonal dhe shkel parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Somalisë.

Ndërkohë, 21 shtete, kryesisht muslimane, paralajmëruan se vendimi i Izraelit do të ketë “pasoja serioze për paqen dhe sigurinë”, duke e cilësuar atë si një veprim destabilizues që mund të përshkallëzojë tensionet në Afrikën Lindore dhe më gjerë.

Somaliland shpalli njëanshëm pavarësinë nga Somalia në vitin 1991, por deri më tani nuk është njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Çështja mbetet e ndjeshme në arenën ndërkombëtare dhe pritet të jetë në qendër të diskutimeve në OKB. /mesazhi

Related posts

“Financial Times”: Rekrutët dhe ish-mercenarët e ‘Wagnerit’ po përdoren nga Moska si sabotatorë në Evropë! Si i “peshkojnë” ata anëtarët e gatshëm, nga spiunazhi dhe propaganda naziste, te…

admin

Scholz e Macron sinjale të forta qeverisë së Gjeorgjisë: Po devijon nga rruga evropiane! Me keqardhje konstatojmë se…

admin

Kurti takon gjeneralin turk që do ta marrë komandën e KFOR-it

Muhamet Ramadani