RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenti i Shqipërisë uron Kurtin dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhjet

presidenti-i-shqiperise-uron-kurtin-dhe-qytetaret-e-kosoves-per-zgjedhjet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe kryeministrin e rizgjedhur, Albin Kurti, pas përfundimit të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare.

Në një postim në rrjetin social X, Presidenti Begaj shkruan: “Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin”.

“Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”.

Ai ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe përkushtimin institucional për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit në frymën e vlerave evropiane.

Related posts

Irani filloi marrëdhëniet tregtare me Arabinë Saudite

admin

Publikohet libri që besohet se paraqet përqasjen e zotit Trump për sigurinë kombëtare

admin

Cikloni ”Mocha” merr jetën e të paktën 400 personave – VIDEO

Muhamet Ramadani