RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë: Trump dhe Putin zhvillojnë “telefonatë pozitive” mbi Ukrainën

shtepia-e-bardhe:-trump-dhe-putin-zhvillojne-“telefonate-pozitive”-mbi-ukrainen

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një telefonatë “pozitive” mbi Ukrainën me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

“Presidenti Trump ka përfunduar një telefonatë pozitive me presidentin Putin në lidhje me Ukrainën”, tha në rrjetet sociale zëdhënësja e Shtëpisë së Badhë, Karoline Leavitt.

Ajo nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me bisedën telefonike.

Biseda shënon telefonatën e dytë midis udhëheqësve brenda dy ditësh, pas diskutimit të tyre të mëparshëm para takimit të djeshëm në Florida midis Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Related posts

Digjet vetura e Policisë në Zveçan

Muhamet Ramadani

Një “bombë sioniste” mbi median palestineze në Jerusalem

Muhamet Ramadani

BE-ja zgjat sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj të tjerë

Muhamet Ramadani