RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja zgjat sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj të tjerë

be-ja-zgjat-sanksionet-kunder-rusise-per-6-muaj-te-tjere

Sanksionet u futën për herë të parë në vitin 2014 pas ‘veprimeve të Rusisë që destabilizuan situatën në Ukrainë’, kujton Këshilli i BE-së.

Bashkimi Evropian zgjati sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

“Këshilli Evropian sot vendosi të zgjasë me gjashtë muaj, deri më 31 janar 2024, masat kufizuese që synojnë sektorë të veçantë të ekonomisë së Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë të enjten.

Sanksionet, të cilat rinovohen çdo gjashtë muaj, përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh duke përfshirë tregtinë, financat, industrinë, teknologjinë, transportin dhe mallrat e luksit.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka kaluar së fundmi 500 ditë, ndërsa nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar. /trt

Related posts

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19

admin

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

admin

Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

admin