RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fëmija rreth 1 vjeç vdes pas zjarrit në Prizren – tre të tjerë u shpëtuan

femija-rreth-1-vjec-vdes-pas-zjarrit-ne-prizren-–-tre-te-tjere-u-shpetuan

Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit.

Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore

Related posts

Të paktën 73 emigrantë supozohen të vdekur pas mbytjes së një anije në Libi

admin

Pas tensioneve me administratën Trump, Netanyahu kërkon që Izraeli të çlirohet nga varësia e huaj

admin

Wizz Air fillon fluturimet Sofje-Tiranë

Muhamet Ramadani