RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 73 emigrantë supozohen të vdekur pas mbytjes së një anije në Libi

te-pakten-73-emigrante-supozohen-te-vdekur-pas-mbytjes-se-nje-anije-ne-libi

Të paktën 73 emigrantë janë zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të OKB-së.

Vetëm shtatë persona i mbijetuan mbytjes së anijes të së martës, por ata janë në “kushte jashtëzakonisht të rënda” në spital.

Deri më tani 11 trupa janë nxjerrë nga Gjysmëhëna e Kuqe Libiane dhe policia, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Anija po shkonte drejt Evropës në një rrugë që IOM e ka quajtur “kalimi detar migrator më vdekjeprurës në botë”.

Më shumë se 130 njerëz kanë vdekur tashmë këtë vit duke bërë udhëtimin e rrezikshëm mbi Detin Mesdhe.

IOM shtoi se më shumë se 1,450 vdekje u regjistruan nga Projekti i saj për Emigrantët e Zhdukur vitin e kaluar.

“Kjo situatë është e patolerueshme”, ka thënë Safa Msehli, një zëdhënës i grupit.

Zonja Msehli tha se nevojiteshin më shumë përpjekje për të “rritur kapacitetin e kërkimit dhe shpëtimit, krijimin e mekanizmave të qarta dhe të sigurta të zbarkimit, si dhe rrugë të sigurta dhe të rregullta drejt migrimit për të reduktuar udhëtimet e rrezikshme”. /koha

Related posts

Alarm i kuq i motit në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci

admin

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2023, kryeson Singapori, përmirësohet edhe Shqipëria

rezart morina

Miratohet Projektligji për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

rezart morina