RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Shpresojmë ta thellojmë partneritetin”/ Ambasada amerikane tregon pritshmëritë nga qeveria e re

“shpresojme-ta-thellojme-partneritetin”/-ambasada-amerikane-tregon-pritshmerite-nga-qeveria-e-re

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shpreson që të thellojë partneritetin me qeverinë e Kosovës përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik.

Në një deklarim për RTV21, Ambasada tha se kjo do të kërkojë veprime nga qeveria për të avancuar agjendën e përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik.

“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik, tha një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Dialogu strategjik me SHBA-së ishte pezulluar në shtator të këtij viti për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë që sipas ShBA-së kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Related posts

Kosova shpreh gatishmëri për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit

admin

SHBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Rusisë me armë

admin

“Nuk do e sulmojmë Shehin e Kuq në Moskë më 9 Maj”- Zelensky konfirmon armëpushimin treditor dhe shkëmbimin e 1000 të burgosurve me Rusinë: Rëndësi ka jeta e ushtarëve

admin