RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë

kurti-premton-konstituim-te-shpejte-te-kuvendit-dhe-formimin-e-qeverise

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e organizuar pas daljes si partia më e votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka falënderuar simpatizantët dhe votuesit e tyre.

“Posa të certifikohen rezultatet e kësaj fitoreje madhështore e historike, menjëherë do ta konstituojmë Kuvendin, e themelojmë qeverinë për mandatin e tretë dhe do t’i zbatojmë të gjitha zotimet tona përgjatë katër viteve një nga një, sa më shpejtë që të dimë e të mundemi”, premtoi ai para simpatizantëve të Vetëvendosjes.

Kurti tha se rezultatet e 28 dhjetorit kanë dëshmuar se fitorja e tyre si parti e koalicion është më e madhe sesa ajo e vitit 2021.

“Në këtë orë parmbrëmë nisi të bëhet e qartë që fitorja jonë sivjet është edhe më e madhe, po e tejkalon atë të 14 shkurtit 2021. Kjo tregon që qeverisja jonë, e drejtë, e mirë, e mbarë, e vërtetë, ka qenë e vlerësuar dhe kjo është mirënjohje e madhe e popullit për neve por edhe përgjegjësi e madhe e jona për popullin”, tha ai.

“Ne që vendosim vet, vendin tonë do ta ngrisim lart e më lart, edhe si ekonomi e arsim, kulturë e sport, shëndetësi, arsim, mbrojtje e siguri. Prandaj na presin shumë punë..”, vazhdoi Kurti.

Ai falënderoi të gjithë ata që votuan Vetëvendosjen, e veçanërisht diasporën.

“Më lejoni që posaqërisht t’i falënderoj bashkëtadhetarët tanë, mërgimtarët, gjithë ata motra e vëllezër të cilët erdhën nga Evropa, Amerika e edhe nga viset më të largëta të botës, që ta sjellin tri ditë më herët sivjet Vitin e Ri”, tha ai.

Related posts

Kongresi amerikan prezanton projektligj për rritjen e ndihmës për Izraelin dhe kufizime për fondet ndaj palestinezëve

Muhamet Ramadani

Sot në Tetovë protesta për zjarrin në Spitalin Modular

admin

Ka filluar takimi mes Bislimit, Lajçakut dhe Petkoviqit në Bruksel

Muhamet Ramadani