RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryetari i sapozgjedhur i Nju-Jorkut, Mamdani, do të bëjë betimin mbi Kuran

kryetari-i-sapozgjedhur-i-nju-jorkut,-mamdani,-do-te-beje-betimin-mbi-kuran

Zohran Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman i zgjedhur i Nju-Jorkut, do të hyjë në histori duke u betuar mbi Kuran në ceremonitë që do të mbahen ditën e parë të Vitit të Ri, transmeton Anadolu.

Mamdani do të bëjë betimin mbi Kuran në dy ceremoni të veçanta – një private dhe një publike – duke u bërë kështu kryebashkiaku i parë në historinë e Nju-Jorkut që betohet në këtë mënyrë.

Në ceremoninë private, pritet që Mamdani të përdorë dy kopje të ndryshme të Kuranit, ndërsa në ceremoninë publike do të përdoret një kopje e tretë.

Bëhet e ditur se dy kopjet e para të Kuranit, që Mamdani do të përdorë gjatë betimit, i përkasin gjyshit dhe gjyshes së tij, ndërsa e treta është një dorëshkrim i Kuranit nga shekulli XVIII–XIX, që bën pjesë në koleksionin e Bibliotekës Publike të Nju-Jorkut.

Mamdani, 34 vjeç, i cili bëri histori duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak të Nju-Jorkut, pas ceremonive do të fillojë zyrtarisht detyrën si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit.

Related posts

Stoltenberg: Ukraina duhet të jetë e aftë të godasë në thellësi të territorit rus

admin

Kosova më e sigurt, 448 policë të rinj, Kurti: Niveli më i lartë i detyrës

admin

Trump shpall fitore, por përballet me kritika në SHBA për operacionet ndaj Iranit

RTI