RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump shpall fitore, por përballet me kritika në SHBA për operacionet ndaj Iranit

trump-shpall-fitore,-por-perballet-me-kritika-ne-shba-per-operacionet-ndaj-iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndonëse ka shpallur sukses në operacionet kundër Iranit, po përballet me kritika në rritje brenda vendit pas raportimeve për humbje të konsiderueshme të ushtarëve amerikanë.

Sipas burimeve të ndryshme, gjatë operacioneve kundër Iranit kanë humbur jetën dhjetëra ushtarë amerikanë. Ndërkohë, në Izrael është bërë e ditur se deri tani kanë vdekur dy civilë dhe katër ushtarë izraelitë.

Bilanci i operacioneve ka nxitur debat të ashpër në opinionin publik amerikan. Disa qarqe kritikojnë faktin se ushtarët amerikanë po luftojnë kundër Iranit në mbështetje të Izraelit. Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga Izraeli ku shihen grupe njerëzish në strehimore, gjë që ka shtuar reagimet dhe pakënaqësitë në SHBA.

Kritikët theksojnë se përdorimi i trupave dhe buxhetit amerikan në konfliktet e Lindjes së Mesme bie ndesh me parimin “America First” (Së pari Amerika), që është promovuar nga vetë Trump. Sipas tyre, mbështetja e pakushtëzuar e Uashingtonit për Tel Avivin po e bën SHBA-në palë të drejtpërdrejtë në luftë dhe po rrit kostot njerëzore e politike për vendin. /mesazhi

Related posts

Kundër hapjes së urës së Ibrit, serbët dalin në protestë në veri të Kosovës

admin

Trump paralajmëron Iranin: “Vdekje, zjarr dhe tërbim” nëse bllokon Ngushticën e Hormuzit

Kushtrim Guraj

Borrell mesazh për Serbinë: Miqësia me Putinin dhe anëtarësimi në BE nuk shkojnë së bashku

admin