RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Burime sudaneze: Mes të kapurve të RSF-së ka edhe shtetas nga Sudani i Jugut

burime-sudaneze:-mes-te-kapurve-te-rsf-se-ka-edhe-shtetas-nga-sudani-i-jugut

Burime nga ushtria sudaneze bëjnë të ditur se më shumë se 10 shtetas të Sudanit të Jugut janë kapur gjatë përleshjeve të fundit në shtetin Kordofani i Veriut, në Sudan qendror, teksa luftimet vazhdojnë me intensitet.

Sipas burimeve të lidhura me Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF), ushtria ka arrestuar persona nga Sudani i Jugut që po luftonin në krah të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paraushtarak që ndodhet në konflikt me ushtrinë qeveritare.

Burimet i thanë Al Jazeera-s se kapjet u kryen të enjten në qytetet Kazqil dhe al-Rayash, në Kordofanin e Veriut. Ata shtuan se autoritetet sudaneze pritet t’i drejtohen zyrtarisht qeverisë së Sudanit të Jugut, duke paraqitur prova që, sipas tyre, dëshmojnë pjesëmarrjen e këtyre elementeve në radhët e RSF-së.

Lufta në Sudan, që ka shkaktuar mijëra viktima dhe një krizë të thellë humanitare, vazhdon të përhapet në rajone të ndryshme të vendit, duke ngritur shqetësime për përfshirje të elementeve të huaja dhe destabilizim më të gjerë rajonal. /mesazhi

Related posts

Macron urdhëron rritje të numrit të kokave bërthamore, thotë se Franca nuk do të zbulojë më madhësinë e stokut

Kushtrim Guraj

“Izraeli nuk ka synim të vrasë civilët”- Genc Pollo: Është në të drejtën e vet të eliminojë Hamasin! Ja pse numri i viktimave është kaq i lartë

admin

Sot hyn në fuqi faza e re e planit të Trump për Gazën, hapet pika e Rafahut, por Hamasi nuk është çarmatosur ende! Çfarë pritet të ndodhë

admin