RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një problem me radio frekuencat rëndon trafikun ajror në Greqi

nje-problem-me-radio-frekuencat-rendon-trafikun-ajror-ne-greqi

Një problem me radio frekuencat ka shqetësuar rëndë trafikun ajror mëngjesin e sotëm në Greqi, transmeton Anadolu.

Autoriteti i aviacionit civil i vendit bëri të ditur se disa frekuenca që shërbejnë rajonin FIR të Athinës (Rajoni i Informacionit të Fluturimit) kanë pasur probleme, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve në trafikun ajror në aeroportet ndërkombëtare dhe rajonale në të gjithë vendin.

Transmetuesi publik ERT konfirmoi se problemi teknik ka prekur të gjitha fluturimet drejt dhe nga vendi, duke shtuar se puna për rikthimin e trafikut ajror është duke u zhvilluar.

Ndërkohë, gazeta Kathimerini raportoi se të dhënat paraprake tregojnë për një dështim në qark.

Shkaku apo origjina e saktë e problemit ende nuk është përcaktuar, thuhet në raport, duke shtuar se nuk është e qartë se kur do të rikthehen operacionet normale.

Related posts

Çerkini për ish-krerët e UÇK-së: Me emër të Zotit, të gjithë do të dalin të pastër

Muhamet Ramadani

Zelanda e Re nën pushtetin e ciklonit Gabrielle. Mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe fluturime të anuluara

admin

MINT merr vendim për caktim të marzhës së çmimit të derivateve

Muhamet Ramadani