RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MINT merr vendim për caktim të marzhës së çmimit të derivateve

mint-merr-vendim-per-caktim-te-marzhes-se-cmimit-te-derivateve

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se ka marrë vendim për caktimin e marzhës së çmimit të derivateve të naftës i cili hyn në fuqi nga 4 gushti dhe mbetët në fuqi 30 ditë.

Ajo ka thënë se këtë vendim e ka marrë bazuar në monitorimin e rregullt të tregut të produkteve të naftës, raportin e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, si dhe evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore në krahasim me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.

“Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër. Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse”, ka shkruar Hajdari ndër të tjera.

Related posts

Zhduket një vajzë në Lipjan, policia nis hetimet

admin

Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë përparim në bisedimet për paqe

Muhamet Ramadani

Kurti: Duhet proces i ri zgjedhor në veri, por jo pa sundim të ligjit

admin