RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi izraelit vret dy persona, përfshirë një fëmijë, në strehimoret e të zhvendosurve në Gaza

sulmi-izraelit-vret-dy-persona,-perfshire-nje-femije,-ne-strehimoret-e-te-zhvendosurve-ne-gaza

Dy palestinezë, mes tyre një fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e së hënës në jug të Rripit të Gazës, si pasojë e një sulmi ajror izraelit, bëjnë të ditur burime mjekësore.

Sulmi goditi një tendë që strehonte familje të zhvendosura në zonën Al Mawasi, në perëndim të Khan Younisit. Kjo zonë ishte ndër territoret nga të cilat ushtria izraelite ishte tërhequr në bazë të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Ushtria izraelite deklaroi se sulmi kishte në shënjestër një anëtar të Hamasit, i cili sipas saj po planifikonte një sulm kundër forcave izraelite në jug të Gazës.

Autoritetet shëndetësore palestineze raportojnë se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, ushtria izraelite ka kryer qindra shkelje, duke vrarë të paktën 422 palestinezë dhe duke plagosur 1,189 të tjerë.

Armëpushimi ndali luftën dyvjeçare të Izraelit në Gaza, e cila ka shkaktuar vdekjen e rreth 71,400 palestinezëve, shumica gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 171,200 persona dhe ka lënë enklavën në shkatërrim të madh. /mesazhi

Related posts

Studimi/ Ekspërtët e alarmuar: Vdekjet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit

admin

Osmani në Pragë takon liderë të ndryshëm evropianë, diskuton për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

admin

Sondazhi: 53% e italianëve refuzojnë qeverinë Meloni: Po shkon në drejtimin e gabuar

Kushtrim Guraj