RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Pragë takon liderë të ndryshëm evropianë, diskuton për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

osmani-ne-prage-takon-lidere-te-ndryshem-evropiane,-diskuton-per-te-ardhmen-euroatlantike-te-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Pragë.

Në kuadër të këtij Samiti, Osmani ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm nga Evropa.

Në fotografitë e publikuara nga vetë presidentja, shihet duke biseduar me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani gjithashtu ka zhvilluar diskutim edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin kroat Andrej Plenkoviq, presidentin malazez Milo Gjukanoviq, presidentin holandez Mark Rutte etj.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, ka shkruar Osmani krahas fotografive të publikuara.

Para mediave, Osmani ka thënë se kjo është ditë e rëndësishme për Evropën, ndërsa ka shtuar se nisma e propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

Ndryshe, Telegrafi ka mësuar se Osmani gjatë qëndrimit në Pragë do të zhvilloj takime të ndara me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Related posts

Serbi: Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes

rezart morina

BE do të ndihmojë Ukrainën me 5 miliardë euro

admin

Tunizia ua ndalon hyrjen ligjvënësve të BE-së

admin