RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, 5 persona humbin jetën si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga reshjet e borës

france,-5-persona-humbin-jeten-si-pasoje-e-aksidenteve-te-shkaktuara-nga-reshjet-e-bores

Pesë persona kanë vdekur në Francë për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga reshjet e borës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë meteorologjike franceze “Meteo France”, niveli i alarmit është rritur në portokalli në 26 provinca në veriperëndim të vendit për shkak të rrezikut të borës dhe akullit.

Reshjet e borës pritet të arrijnë 35 centimetra sot në provincën Charente-Maritime, ndërsa veçanërisht në Francën veriore, kanë ndërprerë transportin publik.

Të gjitha fluturimet u anuluan në Aeroportin e Nantes këtë mëngjes, ndërsa fluturimet në aeroportin në rajonin Ile-de-France, ku ndodhet edhe kryeqyteti Paris, po përjetojnë vonesa.

Dy persona humbën jetën në rajonin Ile-de-France dhe tre të tjerë në provincën Landes dje për shkak të aksidenteve të lidhura me reshjet e borës.

Ndërkohë, një bllokim rekord trafiku që tejkaloi 1000 kilometra u shënua mbrëmë në rajonin Ile-de-France.

Related posts

Çmimi i Karlit të Madh për herë të parë i jepet një rabini! Kush është Pinchas Goldschmidt dhe arratisja e tij nga Moska pas pushtimit rus të Ukrainës

admin

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

RTI

Trump: Mund të “bëj diçka” për ta bërë Turqinë “shumë të lumtur” lidhur me avionët luftarakë

Irfan Jahiu