RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra refugjatë nga RD e Kongos mbërrijnë në kampet e Burundit

mijera-refugjate-nga-rd-e-kongos-mberrijne-ne-kampet-e-burundit

Mijëra refugjatë që po ikin nga dhuna në lindje të Republikës Demokratike të Kongos kanë mbërritur në Burundi, duke kërkuar strehim dhe siguri.

Sipas raportimeve, dhjetëra mijëra persona kanë kaluar kufirin drejt Burundit ditët e fundit, ndërsa luftimet dhe pasiguria janë përshkallëzuar në provincat lindore të RD të Kongos.

Gazetarja e Al Jazeera-s, Catherine Soi, raportoi nga kampi i zhvendosjes në Busuma, i cili tashmë strehon një numër të madh refugjatësh. Ajo tha se shumica e të ardhurve janë gra dhe fëmijë, të cilët përballen me mungesë ushqimi, ujë të pijshëm dhe shërbime shëndetësore.

Autoritetet burundiane dhe organizatat humanitare po përpiqen të ofrojnë ndihmë emergjente, ndërsa situata humanitare në kampet e refugjatëve mbetet e vështirë. /mesazhi

Related posts

Akar: Türqia dëshiron vazhdimin e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

admin

Ish-gjenerali amerikan e sheh presidentin Erdoğan si lojtar kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes së drithërave

admin

Maqedoni e Veriut, Pendarovski takoi Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer

Muhamet Ramadani