RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Shqipëri vazhdon moti i keq, përmbytje në disa qytete

ne-shqiperi-vazhdon-moti-i-keq,-permbytje-ne-disa-qytete

Shqipëria është përfshirë në ditët e fundit nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, ndërkohë në disa qytete janë shënuar përmbytje, raporton Anadolu.

Reshjet e dendura të shiut kanë vazhduar edhe gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme, duke shkaktuar probleme në disa bashki të vendit.

Situata më problematike me reshjet e shiut dhe përmbytjet është raportuar në qarqet Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër, ku janë përmbytur banesa, biznese dhe tokë bujqësore.

Në terren vazhdon angazhimi i autoriteteve për të ndihmuar banorët në zonat e prekur nga përmbytjet, ndërkohë janë evakuuar dhjetëra familje.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar në Qarkun e Durrësit dhe në zona të tjera për të larguar ujin nga banesat dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve.

Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë ka njoftuar që edhe gjatë ditës së sotme priten reshje shiu në të gjithë vendin.

Related posts

Një dron regjistroi se si Greqia kthen migrantët në ujërat turke

admin

OKB: Mbi 600 të vrarë nga bandat në Haiti vetëm gjatë muajit prill

Muhamet Ramadani

Lirohen për qarkullim tri pikat kufitare me Serbinë

admin