RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

14-vjeçari planifikoi sulmin në Beograd për një muaj, i arrestohet edhe babai

14-vjecari-planifikoi-sulmin-ne-beograd-per-nje-muaj,-i-arrestohet-edhe-babai

14-vjeçari serb që vrau nëntë persona të mërkurën në mëngjes në një shkollë fillore në Beograd planifikoi sulmin për një muaj. Policia ka konfirmuar se përveç autorit, në pranga ka përfunduar edhe babai i tij.

Sipas BBC-së, 14-vjeçari ka përpiluar listën se cilët nxënës do t’i vrasë dhe në cilën klasë do të futej. Ai madje kishte planin se si të futej dhe të dilte nga shkolla “Vladislav Ribnikar” pas sulmit. Autori pati katër koktej molotovi në çantë.

14-vjeçari vrau tetë studentë dhe rojën e shkollës. Plagosi shtatë persona të tjerë, përfshirë një mësues historie, me të cilin raportohej se nuk kishte marrëdhënie të mira.

Policia serbe ka konfirmuar se djaloshi ka gjuajtur me dy pistoleta, për të cilat babai i tij kishte leje. Por sipas raporteve jozyrtare, babai e kishte mësuar të gjuante me armë në një poligon djalin e tij. Për këtë po hetohet dhe është arrestuar. /koha

Related posts

Turqia në mbështetje të kandidaturës së Rutte për shef të ri të NATO-s

rezart morina

Zelensky: Përparimi i ngadaltë, por lufta në front s’është film Hollivudi

admin

Borell: Ukraina edhe 3,5 miliardë euro të tjera ndihmë ushtarake

admin