RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytje në disa qytete në Shqipëri, vazhdojnë operacionet e evakuimit

permbytje-ne-disa-qytete-ne-shqiperi,-vazhdojne-operacionet-e-evakuimit

Shqipëria ditëve të fundit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete, ndërkohë është shënuar edhe një i vdekur, raporton Anadolu.

Autoritetet kanë vazhduar gjatë ditës së sotme operacione të evakuimit për dhjetëra familje të prekura nga përmbytjet në disa qarqe.

Situata më problematike me reshjet e shiut dhe përmbytjet paraqitet në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ku janë përmbytur banesa, biznese dhe tokë bujqësore

Në Durrës, Vlorë, Fier dhe në disa zona të tjera, autoritetet, përfshirë edhe Forcat e Armatosura kanë vazhduar angazhimin për evakuimin e banorëve, banesat e të cilëve janë përmbytur.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Forcat e Armatosura janë shpërndarë në disa qarqe në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

Policia e Durrësit konfirmoi gjatë ditës së sotme se një person është gjetur i vdekur në një kanal kullues pasi sipas policisë dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë ka njoftuar se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në orët në vazhdim.

Related posts

Protesta masive për shkak të vizitës së presidentit izraelit në Australi, kërkohet përgjegjësi për Gazën

Hevzi

Turqia, dëme të drejtpërdrejta prej 25 miliardë dollarësh nga tërmetet

Muhamet Ramadani

Dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovcië

admin