RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një zyrtar i lartë ushtarak jemenas gjendet i vdekur në Egjipt

nje-zyrtar-i-larte-ushtarak-jemenas-gjendet-i-vdekur-ne-egjipt

Ambasada e Jemenit në Egjipt ka bërë të ditur se një zyrtar i lartë ushtarak jemenas është gjetur i vdekur në kryeqytetin egjiptian Kajro, transmeton Anadolu.

Ambasada jemenase konfirmoi se gjeneralmajor Hassan bin Jalal al-Obaidi u gjet i vrarë në banesën e tij në Kajro.

Ambasada po ndjek hetimet me autoritetet egjiptiane të sigurisë për vrasjen e zyrtarit.

Sipas mediave jemenase, trupi i zyrtarit u gjet me duar dhe këmbë të lidhura dhe me shenja të rrahjes në kokë dhe qafë.

Autoritetet egjiptiane deri më tani nuk janë prononcuar mbi raportin.

Related posts

Kriza e karburanteve kërcënon avionët, Komisioni Evropian thërret mbledhje urgjente, BE vihet në lëvizje: E kemi përparësi!

admin

Evakuohen 65 mijë persona nga zjarret në Washington, dëmtohen qindra shtëpi

admin

Po merret si pikë referimi nga Kosova, çfarë përmban strategjia e mbrojtjes e përdorur nga Finlanda

admin