RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian takon në Damask udhëheqësit e BE-së

presidenti-sirian-takon-ne-damask-udheheqesit-e-be-se

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u takua sot në Pallatin e Popullit në Damask me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin e tyre shoqërues, raportoi agjencia e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

Në takimin me udhëheqësit e BE-së, Al-Sharaa deklaroi se mbrojtja e civilëve dhe sigurimi i kthimit të jetës normale mbeten përparësi kryesore, duke theksuar rolin sovran të shtetit në mbrojtjen e të gjithë komponentëve të shoqërisë siriane, përfshirë “komunitetin kurd”.

Takimi vjen ndërsa autoritetet në Halep njoftuan se elementët e grupit terrorist YPG/SDF të rrethuar në qytet do të transferohen brenda disa orësh në zonat në lindje të Eufratit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot në mëngjes një armëpushim të përkohshëm pas përleshjeve prej disa ditësh në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh që çuan në viktima dhe detyruan mijëra civilë të largohen.

Related posts

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

RTI

OBSH alarmohet për personelin shëndetësor dhe civilët e “ndaluar me forcë” në Nyala, Sudan

admin

Netanyahu cakton datën e operacionit ushtarak në Rafah! Ushtria izraelite vazhdon misionin për shkatërrimin e Hamasit

admin