RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vërshimet bllokojnë disa rrugë në Drenas, Lladrovci bën thirrje që të shmangën daljet e panevojshme

vershimet-bllokojne-disa-rruge-ne-drenas,-lladrovci-ben-thirrje-qe-te-shmangen-daljet-e-panevojshme

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar vërshime në Komunën e Drenasit, duke e vështirësuar qarkullimin dhe duke bllokuar disa akse rrugore kryesore.

Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, aktualisht janë të pakalueshme këto rrugë:

Drenas – Guri i Plakës,

Drenas – Kroi i Mbretit,

Shtrubullovë – Korroticë e Ulët,

si dhe rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.

Po ashtu, qarkullimi në rrugën nga Komorani për Skenderaj, në drejtim të Drenasit, po zhvillohet me vështirësi, ndërsa janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Kryetari Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të respektojnë shiritat e ndalimit të kalimit dhe të tregojnë solidaritet në këtë situatë.

Ai ka apeluar gjithashtu që qytetarët, nëse kanë mundësi, të ndihmojnë për tejkalimin e gjendjes.

Ekipet emergjente ndodhen në terren dhe, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), po punojnë intensivisht për normalizimin e situatës dhe lehtësimin e qarkullimit.

Related posts

Pesë të vrarë dhe disa të plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë në veriperëndim të Pakistanit

Irfan Jahiu

Forcat izraelite arrestuan një palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Burri vret ish-gruan dhe veten, si ndodhi krimi shokues! 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës së saj dhe e qëlloi nga xhami i mjetit, më pas… Ngjarja në sy të vajzës 13-vjeçare

admin