RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendje e vështirësuar e rrugëve në Drenas pas reshjeve të borës, apel për kujdes të shtuar

gjendje-e-veshtiresuar-e-rrugeve-ne-drenas-pas-reshjeve-te-bores,-apel-per-kujdes-te-shtuar

Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, gjendja e rrugëve në territorin e kësaj komune është e vështirësuar për qarkullim.

Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë dalë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në rrugët kryesore dhe dytësore.

Megjithatë, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, në disa segmente rrugore qarkullimi vazhdon të mbetet i vështirësuar.

Komuna ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore obligative, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe, nëse është e mundur, të shmangin daljet e panevojshme derisa të stabilizohet plotësisht gjendja në rrugë.

Po ashtu, Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me operatorët përgjegjës dhe se qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën.

Related posts

Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

admin

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në aksin rrugor Vlorë–Kotë

Irfan Jahiu

“Rusia në luftë në NATO-n”- Kryeministri britanik i përgjigjet kërcënimeve të Putinit: Moska e nisi konfliktin në Ukrainë dhe ajo mund ta përfundojë atë

admin