RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendje e vështirësuar e rrugëve në Drenas pas reshjeve të borës, apel për kujdes të shtuar

gjendje-e-veshtiresuar-e-rrugeve-ne-drenas-pas-reshjeve-te-bores,-apel-per-kujdes-te-shtuar

Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, gjendja e rrugëve në territorin e kësaj komune është e vështirësuar për qarkullim.

Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore kanë dalë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në rrugët kryesore dhe dytësore.

Megjithatë, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, në disa segmente rrugore qarkullimi vazhdon të mbetet i vështirësuar.

Komuna ka bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore obligative, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe, nëse është e mundur, të shmangin daljet e panevojshme derisa të stabilizohet plotësisht gjendja në rrugë.

Po ashtu, Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me operatorët përgjegjës dhe se qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën.

Related posts

Kurti takohet me Borrellin dhe Lajçakun, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Muhamet Ramadani

Vrasja e dy grave në pak ditë, nesër ditë zie në Kosovë

admin

Balotazhi për drejtuesit lokalë/ Qytetarët e 18 komunave në Kosovë u drejtohen sot kutive të votimit

admin