RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

kqz:-rezultatet-perfundimtare-pas-perfundimit-te-shqyrtimit-te-ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe të zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë gjë KQZ-në.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se vetëm pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Sipas tij, shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor.

A ka sqaruar se subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në PZAP dhe më pas, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.

Elezi tha se KQZ-ja është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve.

Related posts

“Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore”- Putin kërcënon: Do t’i vëmë në punë nëse…

admin

Zyrtari më i lartë civil në Mbretërinë e Bashkuar jep dorëheqjen mes trazirave mbi çështjen Epstein

Muhamet Ramadani

Vrasja e tre vajzave në Britani, protesta të dhunshme në rrugët e disa qyteteve, raportohet për dhjetëra të arrestuar

admin