RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s, premton veprime të tjera

uefa-mirepret-terheqjen-e-fifa-s,-premton-veprime-te-tjera

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka mirëpritur vendimin e FIFA-s për të hequr dorë nga planet për të shitur aksione të Kupës së Botës.

Kjo u arrit pas kundërshtimit të vendosur të UEFA-s, dy konfederatave tjera, shumë federatave nacionale, drejtuesve politikë dhe personaliteteve të panumërta të futbollit.

“UEFA mirëpret vendimin e FIFA-s për të tërhequr planin e saj për të shitur një pjesë të aksioneve të garave të saj, përfshirë Kupën e Botës, tek investitorët privatë. UEFA falënderon të gjithë tifozët, ligat, klubet, lojtarët, individët, shoqatat dhe konfederatat që kundërshtuan skemën, së bashku me shumë kryeministra, krerë shtetesh dhe komentatorë që i kanë demonustruar presidentit të FIFA-s se futbolli nuk është në shitje”, shkruan në komunikatën e UEFA-s të lëshuar të shtunën.

Kjo vlerësohet fitore e UEFA-s ndaj FIFA-s, përkatësisht planeve të saj.

Konfederata Evropiane ka kërkuar përgjegjësi nga ideatorët. Gianni Infantino, president i FIFA-s, qëndron pas planit për të shitur aksione.

“Nuk duhet të vazhdojmë kështu me skema sekrete në afate kohore të shpejta, të sajuara nga individë pa fytyrë dhe me përfitim të dyshimtë për lojën. Duhet të identifikojmë ata që janë përgjegjës dhe t’i mbajmë përgjegjës”, shkruan tutje UEFA.

UEFA ka thënë se do të punojë që plane të tilla të mos përsëriten më.

“Udhëheqja aktuale e FIFA-s jo vetëm që ka humbur besimin e UEFA-s, por edhe të shumë anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit”.

Sipas UEFA-s, Infantino nuk ka mbajtur premtimet për transparencë.

“Marrëveshja e shëmtuar, e fshehtë dhe e errët që ai kurdisi dhe u përpoq ta kalonte ishte gjithçka përveçse transparente. Dhe me rezerva mbi 5 miliardë dollarë, ai nuk ka arritur të përdorë paraatë e federatave për të mirën e lojës”.

UEFA kërkon shpërndarje të re të parave të FIFA-s.

“Kjo është një fitore për të gjithë lojën. Por nuk duhet të jetë fundi i historisë. Propozimi është zhdukur. Detyra e rindërtimit të besimit në FIFA sapo ka filluar”, shkruan në fund të komunikatës së UEFA-s.

Related posts

“Nuk ka kapacitet mendor të debatoj me mua!”- Harris refuzoi përballjen në studiot e Fox News, Trump: Ajo dhe Biden janë njerëzit me inteligjencën më të ulët

admin

Ndryshimet që vijnë për shoferët në BE: kjo do të jetë e detyrueshme në makina…

RTI

Turqia dhe Arabia Saudite mbajnë takimin e parë të bashkëpunimit detar

admin