RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spiropali dënon sulmet e fundit në Ukrainë, paralajmëron vizitë në Kiev

spiropali-denon-sulmet-e-fundit-ne-ukraine,-paralajmeron-vizite-ne-kiev

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar mbi sulmin e fundit të Rusisë kundër Ukrainës, që sipas autoriteteve, përfshin përdorimin e dronëve dhe raketave balistike, transmeton Anadolu.

Në rrjetet sociale Spiropali ka shkruar se Shqipëria dënon me fjalët më të ashpra dhe më të qarta këto sulme sipas saj brutale. “Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kanë mbetur pa ngrohje, energji elektrike apo siguri”, ka shkruar ajo.

“Mbrëmë, bota dëshmoi një tjetër akt barbarie nga regjimi i Kremlinit kundër Ukrainës. Gati 300 dronë sulmues, së bashku me 18 raketa balistike dhe 7 raketa lundrimi, u lëshuan, duke synuar qëllimisht civilët dhe infrastrukturën kritike të energjisë në mes të të ftohtit ekstrem të dimrit”, ka theksuar Spiropali.

Duke iu drejtuar homologut të saj ukrainas, Andrii Sybiha, ajo konfirmoi se këtë javë do të vizitojë Kievin “për të riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë dhe angazhimin ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe të drejtës së Ukrainës për të jetuar në paqe”.

“Këto krime kërkojnë një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar ndërkombëtare. Nuk duhet të ketë pauza, lodhje dhe vetëkënaqësi derisa të përfundojë ky agresion”, ka shtuar kryediplomatja e Shqipërisë.

Related posts

Iraku dënon sulmin ndaj ambasadës së tij në Zvicër

Muhamet Ramadani

Qeveria e Suedisë edhe mbron djegien e Kuranit me “lirinë e shprehjes” edhe kritikon veprimin

admin

Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi

admin